Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelona “presion” 2 yjeve të skuadrës, rinovoni ose ... largohuni

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona “presion” 2 yjeve të skuadrës, rinovoni ose ...
Barcelona

Barcelona është një nga skuadrat që në gjirin e saj ka lojtarë të rinj dhe me mjaft perspektivë për të ardhmen. Klubi nuk dëshiron t’i lërë të largohen futbollistët që konsiderohen pikë kyçe e skuadrës.

Në këto kushte drejtuesit dëshirojnë rinovimin me Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo. Të dy futbollistëve kontratat aktuale u përfundojnë në qershor të vitit 2026 dhe klubi synon të zgjasë bashkëpunimin mes tyre.

Sipas “Dario Sport” bëhet me dije se drejtuesit prej muajsh vazhdojnë bisedimet për rinovimin dhe u ka bërë të qartë lojtarëve që të firmosin sa më shpejt të munden, pasi katalanasit dëshirojnë të shmangin ndonjë surprizë në merkato.

Nëse lojtarët nuk rinovojnë ata do të dalin në shitje dhe për ta nuk do të ketë më kthim mbrapa. Sipas po të njëjtit burim bëhet me dije se bisedimet janë në rrugën e duhur dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga