
Hansi Flick
Hansi Flick nuk do të jetë në krye të pankinës së Barcelonës në “El Clasico” përballë Real Madrid. Kjo, për shkak se trajneri gjerman u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit që katalanasit fituan 2-1 përballë Girona.
Një mungesë e rëndësishme për Barcelonën, të cilët nuk do të kenë “mbi kokë” trajnerin e tyrë për t’i udhëzuar në një ndeshje të rëndësishme, përballë rivalëve të përjetshëm. Kështu ndihmësit e gjermanit, Marcus Sorg dhe Toni Tapalovic do të jenë në krye të ekipit përballë Realit.
Kujtojmë se kjo sfidë do të zhvillohet të dielën e 26 shtatorit. “El Clasico” që do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, nis në orën 16:15.
Poll