
Marc-Andre ter Stegen nuk është më në planet e Barcelonës, me gardianin e portës që është kthyer në një “çështje” te katalanasit. Gjermani nuk dëshiron largimin nga “Camp Nou”, teksa siç dihet ka kontratë me spanjollët deri në vitin 2028.
Për t’i bërë akoma më shumë “dalje” futbollistit pas rikthimit nga dëmtimit, drejtuesit dhe stafi i hoqën edhe shiritin e kapitenit. Për të gjithë këtë situatë reagoi edhe ter Stegen.
Gardiani i portës shkruajti se gjithmonë ka dashur të rikthehet sa më shpejt në fushë dhe çdo ndërhyrje e ka bërë në përputhje me të gjitha kushtet e Barcelonës, në mënyrë për të qenë gati për sezonin e ri.
Për deklaratën e tij ka reaguar edhe Xavi Hernandez. Ky i fundit dukshëm në krah të Ter Stegen komenton “Gjithmonë shembullorë”. Një koment i cili ka marrë shumë reagime nga ndjekësit.
View this post on Instagram
