Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelona e ka seriozisht për Leaon, 8 lojtarë plus para në dispozicion të Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona e ka seriozisht për Leaon, 8 lojtarë plus para në
Rafael Leao

Barcelona është e interesuar për të bërë një lëvizje për Rafael Leao pasi dështoi të nënshkruajë Nico Ëilliams nga Athletic Bilbao. Sipas Mundo Deportivo, Leao është lojtari që Barcelona dëshiron i cili vlerësohet rreth 90-100 milionë euro. Megjithatë është një goditje jo e lehtë pasi Milani nuk do ta shesë yllin e tyre teksa nuk do të kenë as kohë për të gjetur një zëvendësues të denjë.

Gjithashtu Barça do të duhet të shesë disa nga pagëmarrësit e saj më të lartë për të mbledhur paratë e nevojshme për të bërë një ofertë të konkuruese. Barcelona mund të përfshijë të paktën një nga lojtarët e saj në një shkëmbim lojtarësh plus para. Raphinha, Ferran Torres, Andreas Christensen, Alejandro Balde dhe Ignacio Martinez janë përmendur si opsione të mundshme për një marrëveshje shkëmbimi.

Frankie De Jong, Ronald Araujo dhe Ansu Fati gjithashtu mund të vihen në dispozicion, por ata janë të gjithë të lënduar aktualisht, gjë që e bën një transferim të komplikuar. Plot 8 lojtarë janë në dispozicion për t’u zgjedhur nga Milani nëse vendos të hyjë në negociata me blaugranat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga