
Xavi Hernandes tashmë ka nisur punën për sezonin e ri edhe pse duhet ende të përfundojë sezoni aktual. Katalanasit nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë bërë gati listën me lojtarët që do të tentojnë transferimin e tyre në merkaton e verës.
Pjesë e kësaj liste është edhe Xavi Simons, i cili aktualisht është pjesë e Leipzig në formë huazimi. Kartoni i tij zotërohet nga PSG, por sipas mediave spanjolle bëhet me dije se mes francezve dhe blaugranave kanë nisur bisedimet për një lëvizje të mundshme të 21-vjeçarit.
Kujtojmë se holandezi ka dalë nga akademia e Barcelonës dhe nëse dy klubet arrijnë marrëveshjen mes tyre për huazimin atëherë për Simons mund të konsiderohet një rikthim në shtëpi. Mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedimet mes palëve dhe nëse Simons do të rikthehet te Barça, këtë herë për të veshur fanelën e ekipit A.
