
Real Madrid barazoi derbin në prani të publikut vednas. Vetëm një pikë nga rezultati 1-1 ndaj rivalëve të kryeqytetit spanjoll.
Carlo Ancelotti ka folur për mediat iberike pas përfundimit të derbit të Madridit. Tekniku italian ka anashkaluar temën e arbitrimit dhe ka vënë tonin tek paraqitja e mirë e “Los Galacticos” ndaj Atleticos.
“Meritonim më shumë. Ishte një pjesë e dytë shumë e mirë. Në të parën ishim të ngadaltë.
Nuk dua të flas për çështjen e arbitrimit. Nuk dua të futem në polemika.
Penalltia ndikoi tek ekipi. Më pas e morëm veten dhe psikologjikisht u ngritëm. Vinicius dhe Rodrigo krijuan shumë rrezik. Të dy hynin brenda zonës duke shfrytëzuar lojën anësore.
Ishte një sfidë mjaft e fortë. Dolëm të inkurajuar nga takimi me ato gëjra që pash. Siç e thash morëm barazim, po meritonim më shumë.
Gara është e hapur deri në fund. Do të jetë një ligë konkurruese”, u shpreh Ancelotti.