
Sergio Ramos
Aventura e dytë e Sergio Ramos te Sevila ka marrë fund. Mbrojtësi dhe klubi spanjoll kanë përfunduar bashkëpunimin mes tyre vetëm pas 1 sezoni.
Klubi spanjoll e zyrtarizon largimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sevilla falenderon ish-in e Realit për konributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim.
Në aventurën e tij të dytë te Sevilla, spanjolli ka luajtur në 37 ndeshje dhe ia ka dalë të shënojë 7 gola. Tashmë 38-vjeçari është lojtar i lirë dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Arabinë Saudite.
View this post on Instagram
Poll