Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Asistoi për shokët e ekipit, Luka Modric vendos rekord me Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Asistoi për shokët e ekipit, Luka Modric vendos rekord me Real Madrid
Luka Modric

Luka Modric nuk njeh moshë. Mesfushori kroat mbrëmjen e djershme hyri si zëvendësues në sfidën që Reali zhvilloi ndaj Celta Vigos. Takim ky që u fitua nga madrilenët me shifrat 2-1 dhe ku kroati dhënoi asistin për golin e dytë.

Por përveç kësaj, Modric vendos një rekord me “Los Blancos”. Veterani i madrilenëve sfidën ndaj Celta Vigos do ta mbajë mend gjatë, pasi vendosi një rekord absolut. Modric u bë futbollisti më i vjetër në histori të Real Madridit që luan në një ndeshje zyrtare me 39 vite e 40 ditë mbi supe, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Ferenc Puskas.

Gjithashtu fitorja e mbrëmshme për 39-vjeçarin ishte e 250 në La Liga me fanellën e Realit në 13 vitet e tij si madrilen. Kujtojmë se këtë sezon kroati ka luajtur 13 ndeshje në të gjitha garat ku “Los Blancos” kanë marrë pjesë, ndërsa ka dhënë edhe 3 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga