Sergio Ramos ka arritur marrëveshjen paraprakisht për të blerë Sevillan, klub ku spanjolli ka shkruar historinë në 2 periudha të ndryshme në karrierën e tij si futbollist. Mbrojtësi thuhet se marrëveshjen e ka arritur me grupin e aksionarëve, ku Martin INK nga komapnia “Fivë Eleven Capital” e ka në zotërim.
Sipas gazetarit Manolo Aguilar bëhet me dije se palët po analizojnë tashmë çështjet financiare të klubit përpara se të kopsitin gjithçka mes tyre. Procesi i analizës së çështjeve financiare pritet të zgjatë disa muaj dhe më pas do të vendoset përfundimisht mbi këtë çështje.
Sipas po të njëjtit burim bëhet me dije se oferta fillestare për blerjen e klubit spanjoll kap shifrën e 450 milionë eurove. Siç dihet ka luajtur dy herë me Sevillan, herën e parë nga viti 2003 deri në vitin 2005, përpara se të transferohej te Real Madridi, ndërsa u rikthye sërish te Sevilla në sezonin 2023/24, pas dy sezoneve të kaluara te Paris Saint-Germain.
