Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Araujo te Juventus? Hansi Flick e thotë troç: Dua ta kem pranë

Shkruar nga NEWSPORT
Araujo te Juventus? Hansi Flick e thotë troç: Dua ta kem pranë
Hansi Flick dhe Ronald Araujo

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur në lidhje me një largim të mundshëm të qendërmbrojtësit, Ronald Araujo. Tekniku gjerman e thotë troç se kërkon që Araujon ta ketë pjesë të ekipit.

“Kur fillova si trajner pashë se kishte shumë thashetheme. Ronald u kthye nga një dëmtim i tmerrshëm dhe tani është i gatshëm për të luajtur. Ai është një opsion i mirë dhe është shumë profesonist. Nuk duhet të flasim për thashethemet, una dua ta kem pranë”, është shprehur Flick.

Kujtojmë që Araujo po përflitet për një kalim të mundshëm te Juventus. Forma e transferimit të tij te klubi i Serie A pritet të jetë në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe me të drejtë blerje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga