
Andres Iniestas nuk i ndahet “shpirti” nga Barcelona. Ish-futbollisti ka folur për katalanait në provomovimin e librit të tij të dytë, i cili eksploron anën psikologjike të futbollit elitar dhe përvojën e tij personale me depresionin.
Ish-mesfushori ka theksuar se nuk do të ishte aspak e ekzagjeruar nëse mendon se barça do të fitojë këtë vit tripletën. Sipas Iniestas ekipi po bën paraqitje fantastike me Hansi Flick në krye dhe kjo dëshmon se janë një skuadër me mjaft kualitet.
“Nuk është ekzagjerim të flasim për një ‘Tripletë’, duke pasur parasysh se si po performon skuadra. Ata janë duke udhëhequr La Ligën, janë në finalen e Kupës së Mbretit dhe kanë arritur në gjysmëfinale të Champions League. Të fitosh të tre trofetë nuk është kurrë e lehtë, por shpresojmë që ne mund ta përjetojmë atë lloj suksesi përsëri. Ndeshjet e ardhshme do të vendosin gjithçka”, ka deklaruar ish-mesfushori i katalanasve.
Siç dihet Barcelona të shtunën do të përballet me Realin në finalen e Coppa del Rey, ndërsa në gjysmëfinale të Champions League do të sfidojë Interit. Duel ky që është parashikuar të luhet më 30 prill në orën 21:00.