Real Madrid do t’i japë lamtumirën në janar një prej yjeve të tij, brazilianit Endrick. Kjo, pasi sulmuesi nuk është shfaqur në lartësinë e duhur. Performanca e tij ka ndikuar drejtpërsëdrejti tek mosaktivizimi nga Xabi Alonso.
Me qëllimin për t’i dhënë një shans të dytë sulmuesit, ai do të luajë në një skuadër tjetër në pjesën e dytë të sezonit, në formë huazimi.
Pas arritjes së akordit, 19-vjeçari do të bëhet pjesë e Olympique Lyon në Francë, aty ku do të marrë më shumë përvojë në futbollin europian. Me një minutazh më të garantuar, do mund të testonte veten dhe të bëhej gati për një rikthim në gjendje më të mirë tek madrilenët.
Për kalimin e tij, është kujdesur personalisht edhe Fonseca, vetë trajneri i Olympique Lyon. Kujtojmë se për Endrick kishte interesim serioz nga Manchester United, por telefonata e teknikut portugez ndryshoi rrjedhën e ngjarjes.
