
Trent Alexander Arnold
Trent Alexander-Arnold ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpool në përfundimin e këtij sezoni. Mbrojtësi i Kombëtares angleze nuk do të rinovojë kontratën që i përfundon me “The Reds”.
26-vjeçari britanik do të bëhet pjesë e Real Madridit si transferim i lirë me parametra 0. Transferimi i Arnold, në Spanjë është i destinuar të ndodhë më 1 korrik kur të çelet merkatoja e verës.
Por mbrojtësi anglez nuk dëshiron të presë aq gjatë, duke menduar të bëhet pjesë e madrilenëve më parë. Siç raportojnë mediat angleze, Trent ka kërkuar që të ndërpresë kontratën me Liverpool më parë, në mënyrë që të bashkohet me Real Madridin për të luajtur në Kupën e Botës që është programuar të nisë më 14 qershor.
Poll