
Jemi në muajin e Shenjtë të Ramazanit dhe të shumtë janë futbollistët që agjërojnë në këtë periudhë. Një prej tyre është Antonio Rudiger, i cili ka theksuar se nuk i krijon asnjë problem për të vazhduar normalisht të stërvitet dhe të luajë ndeshje.
Por ka nënvizuar se sigurisht është e vështirë të stërvitesh kur nuk konsumon dot as ujë e as ushqim. Ndër të tjera ka bërë të ditur se falet 5 herë në ditë dhe kjo është diçka që e bën të ndjehet shumë mirë.
“Agjërimi nuk është problem për mua, jam mësuar me të. Nuk ha dhe nuk pi asgjë, i zbatoj me përpikëri rregullat. Nuk është e lehtë të stërvitesh, por në këtë mënyrë teston mendjen dhe në fund e bën për vete. Kjo është një nga armët kryesore që kam, mentaliteti. Dhe në fund, respektimi i muajit të Ramazanit nuk është problem për mua.
Kam biseduar me një nutricionist, që është gjëja më e rëndësishme. Unë e di se çfarë duhet të ha dhe sa duhet të pi. Nëse flas me trajnerin e fitnesit Pintus, ai do të më bëjë të vrapoj dhe do të më duhet ta dëgjoj, kështu që është më mirë të flas me një nutricionist.
Po, më pëlqen kjo. Më pëlqen, e aq më tepër gjatë muajit të Ramazanit. U argëtova dhe nuk mendoja të haja e as të pija”, ka theksuar lideri i “Los Blancos”.