
Gavi
PSG-ja duket mjaft e vendosur për të bërë një transferim “big” në këtë merkato. Francezët kanë “piketuar” talentin e Barcelonës.
Bëhet fjalë për Gavin dhe sipas “Fichajes” bëhet me dije se kampionët e Ligue 1 po bëjnë gati ofertën prej 80 milionë eurosh. Shumë kjo që synojnë të bindin katalanasit për të bërë të mundur këtë lëvizje.
Luis Enrique e njeh mjaft mirë spanjollin, pasi e ka patur nën urdhrat e tij në kohën kur drejtonte Barcelonën. Gavi nga stafi i francezve shihet si zëvendësuesi ideal i Fabian Ruiz dhe një element i shkëelqyer për mesin e fushës për sezonin e ri.
Poll