
PSG është i gatshëm të ofrojë 270 milionë euro për të afruar në skuadër Yamal. Talenti i Barcelonës është vetëm 16-vjeç dhe më parë për të është përfolur shifra e 250 milionë eurove.
Barcelona ka refuzuar çdo ofertë deri tani për yllin e saj. Kujtojmë se Yamal ndodhet në Gjermani me Spanjën. Europiani po tregon sërish aftësitë e tij, ndërsa iberikët do të luajnë në turin çerekfinal.
Kontrata e Yamal me Barcelonën përfundon në vitin 2026. Në rast se Barcelona pranon ofertën e PSG-së, atëherë do të thyhet rekordi i Neymar.
Në vitin 2017, PSG fitonte shërbimet e tij nga katalanasit për shifrën e 222 milionë eurove. Pavarësisht tundimit për shifrën e lartë, Barcelona nuk po nxitohet sepse e ardhmja e skuadrës po ndërtohet pikërisht mbi Yamal.