Pasi u bashkua në verë me Realin, Kylian Mbappé, së bashku me Vinicius Junior, u përfolën se do shënonin një numër të lartë me gola. Por deri më tani, duket se kanë zhgënjyer me performancën e tyre në fushë.
Deri më tani, dyshja e sulmit të Realit ka shënuar vetëm 16 gola në kampionatin spanjoll. Ndërkohë, nga ana tjetër, Lewandowski dhe Raphinha kanë gjetur rrugën e rrjetës 26 herë deri më tani në këtë edicion të futbollit spanjoll.
Edhe sa i përket Champions, dyshja e Barcelonës ka pasur një performancë më pozitive se ajo e Realit.
Poll