
Raphinha këtë sezon është thjeshtë fantastik. Braziliani po bën paraqitje të shkëlqyera me katalanasit, ku në 24 ndeshje ka arritur të shënojë 17 gola dhe të dhurojë edhe 10 asiste.
Forma e tij pozitive në këtë seozn ka bërë që ekipet “big” të Premier League të vihen pas shërbimeve të tij. Kështu sipas mediave spanjolle bëhet me dije se Arsenali, Liverpool dhe Manchester City do të tentojnë transferimin e tij.
Skuadrat angleze janë të gatshme të derdhin milionat për të dhe ndaj nuk do të kursehen apask për ta transferuar në Angli. Nga krahu tjetër Raphinha jo më kot është një nga kapitenët e skuadrës dhe është lideri i kësaj skuadre, me Hansi Flick që nuk do të pranonte kurrsesi të hiqte dorë nga ai.
Mbetet të shihet në muajt e ardhshëm se çfarë do të ndodhë me brazilianin dhe ku do të jetë e ardhmja e tij.