Atletico Madrid shkatërroi dje në La Liga ekipin e Valladolid. Madrilenët fituan 5-0 duke arritur fitoren e 7-të radhazi.
Diego Simeone gjatë konferencës pas ndeshjes në Spanjë u shpreh se ecuria e mirë i takon nënshkrimeve të verës. Këto afrime janë përshtatur mirë me ekipin dhe bëhet fjalë për Julian Alvarez, Gallagher dhe Le Normand.
“Rritja e Lenglet, Gallagher, Sorloth dhe shpresa për të rikuperuar Normand së shpejti po na jep një punë të mirë kolektive. Të gjitha ekipet kanë nevojë për kohë. Djemtë e rinj duhet të kuptonin filozofinë e Atleticos, pasi luanin ndryshe në ish-klubet e tyre.
Që nga takimi me Betisin kemi nxjerrë mësime dhe kemi përparuar.
La Liga është e gjatë dhe ne po presim me padurim ndeshjen e Copa del Rey, e cila do të jetë e vështirë. Takim me vetëm një sfidë, ndaj duhet kujdes.
Sulmi po bën shumë mirë, shpejtësi, opsione, lojë ajrore. Kështu duhet vazhduar.”, u shpreh Simeone.