Kupa e Kombeve të Afrikës ka arritur në fazën eliminatore, me 16 ekipe të mbetura nga 24 ekipet fillestare për të garuar për titullin.
Ekipet që kualifikohen në raundin e 16-tave janë: Nigeria, Egjipti, Algjeria, Maroku, Senegali, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Afrika e Jugut, Burkina Faso, Sudani, Tunizia, Republika Demokratike e Kongos, Benini, Mali, Tanzania dhe Mozambiku.
Disa nga lojtarët kryesorë të Afrikës mbeten në garë për titullin e parë të Kupës së Kombeve të Afrikës, me Mohamed Salah, Sadio Mane, Bryan Mbeumo, Amad Diallo, Achraf Hakimi dhe Victor Osimhen që të gjithë kanë përparuar në fazën eliminatore me ekipet e tyre kombëtare përkatëse.
Por ka edhe emra të tjerë të cilët nuk do e “ndjejnë” emocionin e fushës së blertë, futbollisti si Pierre-Emerick Aubameyang i cili luan për Gabon dhe Patson Daka i Zambisë të cilët janë të pezulluar pas humbjeve të skuadrave.
