Sot në mbrëmje të gjithë “sytë” e futbollit afrikan do të jenë tek finalja e madhe për Kupën e Kombeve të Afrikës. Ndërsa 2 ekipet të cilët do të zbresin në fushë për trofeun janë Senegali dhe Maroku.
Dueli që pritet të fal dinamikë dhe shumë emocione, do të luhet në stadiumin “Stade Prince Moulay Abdellah”. Një finale e tillë mbart një peshë e cila si për Senegalin po ashtu dhe Marokun ndikon drejtëpërdrejt tek prestigji e jo vetëm.
Duke u rikthyer tek historiku i skuadrave përfaqësuesja e Marokut synon një trofe pas 50 vitesh mungesë, që nga viti 2004 ku u kualifikuan në finalen e parë.
Nga ana tjetër edhe për Senegalin, përballja e kësaj të diele peshon “rëndë”. Kjo sepse përfaqësuesja dëshiron të mbajë ritmin e fitoreve, pasi kupën e parë skuadra e fitoi në 2021. E sa i takon finales së sotme, skuadra do të bëjë të panudurën që të rrëmbejë dhe kupën e dytë.
