Emocioni i finales së Kupës së Kombeve të Afrikës, i cili ishte një duel mes Senegalit dhe Marokut, u zbeh plotësisht nga sjellja e pahijshme e marokenëve. Gjeste të cilat janë gjykuar dhe dënuar edhe nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Ky i fundit në fjalën e tij ka shpjeguar se reagimet të tilla janë të papranueshme në futboll, duke theksuar se skuadrat nuk mund të braktisin fushën e aq më tepër të krijojnë skena dhune.
“Fatkeqësisht, pamë skena të papranueshme në fushë dhe në tribuna: dënojmë me forcë sjelljen e disa ‘tifozëve’, si dhe të disa lojtarëve senegalezë dhe anëtarëve të stafit të trajnerëve. Është e papranueshme të braktisësh fushën e lojës në këtë mënyrë dhe dhuna nuk mund të tolerohet në sportin tonë,” u shpreh Infantino.
Ndër të tjera presidenti i FIFAS-s, ka deklaruar se për rastin në fjalë do të merren masat e duhura që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të ngjashme në vazhdim.
“Skenat e shëmtuara që pamë sot duhet të dënohen dhe nuk duhet të përsëriten kurrë. E përsëris se ato nuk kanë vend në futboll”, ka thënë 55-vjeçari.
Ky qëndrim i FIFA-s vjen pas një ndeshjeje që shkaktoi tensione të mëdha, ku jo vetëm futbolli, por edhe sjellja e lojtarëve dhe tifozëve u bë temë diskutimi global.
