Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri vazhdon që të shkëlqejë në Superligën e Zvicrës me kuqeblutë e Basel. Edhe pse në moshën 34-vjeçare, sulmuesi me origjinë shqiptare po bën paraqitje spektakolare këtë sezon.
Pikërisht këtë sezon futbollistik, Shaqiri mban vendin e parë për gola të shënuar dhe asistime. Deri më tani, sulmuesi nga Gjilani ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar në 7 të tjerë.
Kujtojmë se kontrata e tij aktuale me Basel përfundon në qershor të vitit 2027, kur do të jetë 36 vjeç, Shaqiri po dërgon një “sms” të qartë. Golat dhe asistet mund të sjellin shumë shpejt rinovimin e kontratës, duke parë formën e mirë dhe rendimentin e lartë të shqiptarit.
View this post on Instagram
Poll
