Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Shkruar nga NEWSPORT
E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes
Petko Hristov

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një story ku jepte lajmin se makina e tij ishte grabitur nga persona të panjohur.

Mëngjesin e 15 gushtit, futbollisti 26-vjeçar shprehet se teksa doli në rrugën ku dhe e kishte parkuar automjetin, gjeti makinën e tij të hapur dhe plotësisht të boshatisur, valixhja plot me rrobat e djalit të tij, syzet dhe një mori me sende të tjera, dukshëm mungonin.

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes
 

“Mirëmëngjes të gjithëve! Kështu fillon dita në qendër të La Specias. Ata hynë me forcë, vodhën gjithçka dhe u larguan. Do të doja t’ju kërkoja një nder… kushdo që ka parë diçka dje ose sonte, ju lutem të më kontaktojë privatisht. Do të jem shumë i lumtur ta shoh personin që e bëri këtë duke shëtitur me një palë syze të mia dhe një valixhe plot me rroba foshnje. (Shpresoj të paktën që rrobat tju rrinë mirë edhe pse janë të përdorura.) Faleminderit shumë”, shkroi Hristov, duke bashkangjitur një foto të makinës së tij të vjedhur.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga