
Spanja është kampione e Europës për herë të katërt në histori. Iberikët mposhtën Anglinë në finalen e madhe të Euro 2024. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit përfundoi 2-1 në favor të Spanjës.
Trajneri Luis de la Fuente u mendua se tashmë do të niste një cikël të gjatë në krye të “Furisë së Kuqe”. Të gjithë prisnin se do të ishte 63 vjeçari ai që do të udhëhiqte ekipin edhe në Kupën e Botës 2026, por një lajm i bujshëm vjen nga SHBA.
Është prestigjiozja “Washington Post” që raporton se De la Fuente ka si synim të marrë rolin e trajnerit te Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të jetë pikërisht spanjolli zëvendësuesi i Gregg Berhalter, duke marrë frenat e amerikanëve për Botërorin 2026.