
Ish-mesfushori i Milanit dhe Barcelonës, Franck Kessie ka dhënë së fundmi një intervistë për “Mundo Deportivo”. 28 vjeçari flet me superlativa për aventurën e tij te katalansit, teksa tregon arsyen pse zgjodhi të transferohej në Arabinë Saudite, te Al Ahli.
“Për mua ishte një nder të isha lojtar i Barcelonës, një klub me histori të jashtëzakonshme. Fitova dy tituj me ta dhe ishte tepër fantastike. Kisha nënshkruar për 5 vite dhe do të kisha dashur të respektoja kontratën time, por futbolli i tillë është.
U transferova te Al Ahli pasi më bënë të ndihem i rëndësishëm. Është një ligë në zhvillim që dëshiron të rritet dhe unë preferova të pranojë një sfidë të tillë. Jam krenar për atë që bëra te Barça, por tani dua të jap maksimumin këtu”, është shprehur Kessie.