
Rocco Vata nuk ka zgjedhur Shqipërinë, por Irlandës. Sulmuesi 19-vjeçar do të veshë fanellën e përfaqësueses irlandeze, duke nisur që nga dy ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit 2026, aty ku ekipi i tij do të përballet me Bullgarinë.
Pikërisht për Vatën, ka folur trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrimsson. Ky i fundit thotë se nuk e morën Vatën vetëm se Shqipëria po interesohej për të, por sepse te djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Rudi Vatës, kishin parë kualitet.
“Nuk e morëm Rocco Vatën se po interesohej Shqipëria për të. E morëm për shkak të kualiteteve që ai ka. Sic e dini, kemi shumë dëmtime në pozicionin ku luan Rocco. Për këtë arsye ka ardhur te ekipi A.
Duhet ta shohim, ai ka aftësinë për të vendosur historinë e një ndeshje, siç ka ndodhur te Watfordi. Duam ta shohim në stërvitje se çfarë do të na afrojë në tavolinë me potencialin e tij, por sigurisht, ka shumë talent”, tha trajneri i Irlandës, Hallgrimsson.