Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Datë ‘MAKTHI’ për ta, Serbia zbret përsëri në fushë më 14 tetor

Shkruar nga NEWSPORT
Datë ‘MAKTHI’ për ta, Serbia zbret përsëri
Ndeshja Serbi - Shqipëri, kualifikuese Euro 2016 (14/10/2014)

Serbia do të jetë një nga kundërshtarët e Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Botërorit 2026. Pas 10 viteve, Shqipëria dhe përfaqësuesja serbe shortohen në të njëjtin grup.

Hera e fundit ishte pikërisht para 10 viteve, kur u zhvillua dhe një nga ndeshjet më të komentuara në botë. Serbi – Shqipëri më 14 tetor të vitit 2014 në Beograd, sfidë e cila u anulua në minutën e 41’ pasi serbët mësynë në fushë.

Që prej atëherë kjo datë ka mbetur si “makth” në memorien e serbëve. Ndërsa në këto kualifikuese si për ironi të fatit ata do të zbresin përsëri në fushë më 14 tetor.

Por kësaj herë jo kundër Shqipërisë, por ata do të përballen me Andorrën. Me Kombëtaren shqiptare do të luajnë më 7 qershor ndeshjen e parë, ndërsa të dytën më 11 tetor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga