Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ U ble me bujë nga Barcelona, sulmuesi i Chelseat lë nam dhe humb rastin me portën bosh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U ble me bujë nga Barcelona, sulmuesi i Chelseat lë nam dhe
Rasti i Marc Guiu

Chelsea ka fituar pa probleme në shtëpi përballë zvicerianëve të Servette. Sfida e vlefshme për “Play-Off” të Conference League, është mbyllur me fitoren 2-0 të londinezëve, me golat e Nkunku dhe Madueke.

Por një nga momentet pikante të kësaj sfide, ishte edhe rasti i pastër për gol i Marc Guiu. Sulmuesi spanjoll ishte përpara portës së boshatisur, por nuk ia doli që të shënonte. Ky rast po “thyen” rrjetin, teksa tifozët e kanë kthyer në “meme”.

Rasti i Marc Guiu

Kujtojmë që 18-vjeçari spanjoll u ble me bujë nga Barcelona këtë verë. Guiu cilësohet si një nga talentët më premtues, me Chelsean që shpenzoi 6 milionë euro për ta transferuar në “Stamford Bridge”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga