
Fede Valverde
Real Madrid do të luajë këtë të martë në shtëpi përballë Atletico Madrid ndeshjen e vlefshme për 1/16-at e Champions League. Derbi që do të zhvillohet në “Bernabeu”, nis në orën 21:00.
Një lajm i mirë i orëve të fundit për Realin është se Federico Valverde është bërë ZYRTARISHT pjesë e ekipit. Ai është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë derbi mjaft të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve.
Kështu, Carlo Ancelotti do të ketë në organikë një mesfushor tepër të rëndësishëm, që kohët e fundit është kthyer në lider. Valverde është stërvitur me ekipin dhe është plotësisht gati për nesër.
View this post on Instagram
Poll