Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick u shpreh i kënaqur dhe i lumtur për mundjen e serbëve të Crvena Zvezda në Champions. Katalanasit triumfuan me rezultat spektakolar ditën e djeshme në Beograd. Kjo fitore e ngjiti Barçën në vendin e gjashtë në tabelën klasifikuese.
“3 pikët janë gjëja më e rendësishme në këtë kompeticion. Kujtoj që Champions është i komplikuar. Jam shumë i lumtur, e vlerësoj atë çka bën lojtarët, pasi kemi qenë në presion të vazhdueshëm. Serbët luajtën mirë deri diku, po ne si Barcelonë ishim të përqendruar. Deri tani jemi perfektë në ato gjëra që funksionojnë mirë. Fitoret jashtë në formatin e ri vlejnë shumë më shumë se më përpaar. Futbolli sulmues është objektivi ynë primar, pastaj suksesi.”, u shpreh Hansi Flick.
Skuadra e teknikut gjerman pas 5 ”yjeve” të realizuar dje arriti kuotën e 15 gola në 4 ndeshje. me tërë mend një lojë goxha ofensive dhe që po jep fryte kolektive po edhe individuale si rasti Raphinha që ka 5 gola deri tani në kompeticion, ndërkohë vjet gjithë sezonin kishte vetëm 3.