Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Janë 12 përballje të zhvilluara “kokë më kokë”, Barcelona mposht Interin me bilancin e përgjithshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Janë 12 përballje të zhvilluara “kokë më
Barcelona - Inter

Mbrëmja e sotme e Champions League do të sjellë në orën 21:00 përballjen e madhe mes Barcelonës dhe Interit. Katalanasit do të sfidojnë zikaltrit sonte në aktin e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Të dyja ekipet janë përballur më parë në këtë kompeticion 12 herë, ku Barcelona ka një bilanc mjaft të mirë përballë kundërshtarit të sotëm. Skuadra katalanase regjistron 6 fitore, Interi 2, ndërsa janë 4 barazime.

Rikujtojmë që përballja e fundit e luajtur në “Camp Nou” në sezonin 2022/23 përfundoi me shifrat 3-3, një rezultat që kualifikoi Interin në 1/8-at e Championsit. Sonte Barcelona do të kërkojë fitoren e shtatë ndaj italianëve, por zikaltrit duhen pasur kujdes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga