Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

United po ia bën të vështirë me Garnachon, klubi i Napolit nis bisedimet me ‘yllin’ e Gjermanisë

Shkruar nga NEWSPORT
United po ia bën të vështirë me Garnachon, klubi i Napolit
Jamal Musial dhe Karim Adeyemi

Napoli është futur seriozisht në merkato për të transferuar në “Maradona” një zëvendësues të denjë të Kvicha Kvaratskhelia. Kujtojmë se ky i fundit vendosi të largohet drejt PSG-së, operacion që u mbyll për 70 milionë euro.

Pikërisht me këto para të fituara, Napoli kërkon që të transferojë një sulmues premtues dhe me potencial. Emri që ka qarkulluar më së shumti ditët e fundit është ai i Alejandro Garnacho. Por Manchester United po e bën shumë të vështirë me bisedimet e “zvarritura”.

Megjithatë, klubi italian nuk e ka në plan që të qëndrojë duarkryeq. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Roman, Napoli ka nisur bisedimet me Borussia Dortmund për Karim Adeyemi. Ylli i Gjermanisë pëlqehet shumë edhe nga trajneri Antonio Conte.

Pritet të shihet nëse klubet do i shkojnë deri në fund këtij transferimi dhe nëse do të ketë një “dritë jeshile” edhe nga vetë sulmuesi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga