
Eliot Bujupi është kthyer në kryefjalë ditët e fundit. Sulmuesi i talentuar me origjinë nga Kosova, aktivizohet momentalisht me të rinjtë e Stuttgart, teksa performancat e fundit kanë kthyer vëmendjen nga ai.
Sulmuesi 18-vjeçar po kalon një sezon fantastik e në drejtim të klubit gjerman kanë nisur të shkojnë edhe oferta. Blackburn Rovers nga Anglia ka shprehur interes serioz për Bujupin. Klubi që militon në Championship, sheh te shqiptari lojtarin e duhur për repartin e sulmit.
Një tjetër i interesuar është gjiganti italian i Serie A, Atalanta. Eliot Bujupi po shkëlqen me gola dhe pikërisht këta të fundit, zikaltërit kërkojnë t’ja besojnë shqiptarit për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë që klubi tjetër që ka interës është Holstein Kiel në Bundesligën gjermane.
Me 3 të interesuar “zyrtarë” deri më tani, zgjedhja i takon 18-vjeçarit shqiptar. Forma që po kalon tregon shumë, ku në 26 ndeshje ka shënuar plot 18 gola e ka asistuar në 7 të tjerë.