Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Fisnik Asllani gjatë këtij sezoni ka tërhequr vëmendjen e klubeve më elitare në europë. Ai është pjesë e skuadrës së Hoffenheim në Bundesligën, ndërsa ka shënuar 5 gola dhe 2 asiste në 10 ndeshje të elitës së futbollit gjermanë.
Futbollisti 23-vjeçar po ashtu ka demostruar nivel të lartë edhe te “Dardanët”, protagonist me gol në fitoren ndaj Suedisë dhe Sllovenisë në transfertë. Kohët e fundit është përmendur nga mediat gjermane se gjigantët e Bayern Munich kanë nisur kontaktet për Asllanin, ndërsa në garë për të është edhe Barcelona.
Faqja e tifozëv të Barcelonës “forblaugarana”, e cila ka mbi 1.3 milionë ndjekës në “Instagram” i ka bërë jehonë mundësisë së transferimit të “pykës” shqiptare të Kosovës te kampionët e La Ligas.
View this post on Instagram
