
Frimpong, Wirtz
Sezoni i kaluar i Florian Wirtz ishte mbresëlënës duke arritur të fitojë titullin me Leverkusenin, por edhe aktuali nuk mbetet pas. Në 39 paraqitje në të gjitha kompeticionet, fantazisti gjerman ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar 13 herë.
Statistika mjaft të mira këto për një 21-vjeçar, duke rritur kështu edhe interesin e klubeve gjigante në Europë. Bayern Munich dhe Manchester City janë aktualisht në garë për të përfituar shërbimet e Florian Wirtz për sezonin e ardhshëm.
Siç bëjnë të ditur mediat gjermane, Bayer Leverkusen kërkon të paktën 120 milionë euro për të lënë të lirë talentin gjerman, gjithmonë nëse ky i fundit dëshiron të largohet nga ekipi.
Poll