Trajneri spanjoll, Luis Enrique është vlerësuar për atë çfarë ka arritur me PSG-në gjatë vitit 2025. Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave ka publikuar dhe “top10” e trajnerëve më të mirë në botë, sa i përket këtij viti kalendarik.
Në klasifikimin vjetor të trajnerëve më të mirë, IFFHS ka përzgjedhur spanjollin, i cili ka 222 pikë. Rezultate të pritshme për shkak të trofeve që ai ka fituar në krye të parisienëve. Ndërsa pikët e marra i kanë dhënë dhe luksin që të “rrëzojë” nga froni Carlo Ancelotti, fituesin e 2024-ës.
Enrique ndiqet nga trajneri Enzo Maresca, i Chelsea me 60 pikë ndërsa i treti është Hansi Flick, i Barcelonës me 57 të tilla. Ndërsa pas 3-shes, vijnë emra të tjerë “BIG” si Vincent Kompany i Bayern Munich dhe Mikel Arteta i Arsenal.
Në 10-she janë edhe dy italianë të tjerë, Antonio Conte dhe Simone Inzaghi, në vend të 6-të dhe të 7-të.
Vendi i 8-të për Xabi Alonso, që tani drejton Real Madrid. Mbyllin renditjen Abel Ferreira i Palmeiras dhe Jurcic i egjiptianëve të Pyramides.
Rikujtojmë se për trajnerin Luis Enrique është hera e dytë që e fiton këtë çmim, herën e parë u zgjodh në vitin 2015, kur drejtonte Barcelonën dhe fitoi tripletën me katalanasit.
