Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

"Boll më me lajme të rreme", Erjona SULEJMANI reagon ashpër ndaj Panorama Sport: Do të shihemi në gjyq

Shkruar nga NEWSPORT

Erjona Sulejmani ka reaguar ashpër kundër "Panorama Sport" teksa i bën thirrje gazetarëve të mirë informohen para se të shkruajnë rreth saj.

Përmes një postimi në Instagram, bukuroshja shkodrane e cila u bë e famshme pas ndarjes me futbollistin, Blerim Xhemailin, paralajmëron se do të ndjekë rrugët ligjore nëse rreth saj do të ketë disinformim.

Nuk e përtyp dot faktin se gjithçka shkruhet për të është jo e vërtetë. Për një artikull rreth saj dhe Cristiano Ronaldos, ku supozohet se bukuroshja shqiptare nuk do t'i rezistonte portugezit, ajo shkruan:

"Një profesionist i vërtetë duhet të informohet para se të shkruajë gjëra kaq të forta dhe false. Para se të shpifë, një person duhet të vendosë dorën në ndërgjegjen e tij.  Nuk mund të përdorni njerëz dhe jetën e tyre private për të marrë më shumë pëlqime ose shikime në rrjetet sociale. Para jush keni një grua, një nënë... 

Jam lodhur çdo javë duke lexuar lajme të rreme për jetën time private. Do t'iu sugjeroja që të vini dorë në ndërgjegjen tuaj dhe të mos shkruani më asnjë rresht që dëmton imazhin, moralin dhe principet e mia, përndryshe do të jem e detyruar t'i drejtohem rrugëve ligjore për çdo lloj shpifjeje ndaj meje!"

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga