Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Bisedimet zgjatën 6 muaj", De Biasi flet për të herë të parë si trajner i Azerbajxhanit: Ky ekip ka potencial, nuk kam frikë nga sfidat e reja

Shkruar nga NEWSPORT
"Bisedimet zgjatën 6 muaj", De Biasi flet për të

Tashmë nuk ka më dila, Gianni De Biasi do të jetë trajner I Kombëtares së Azerbajxhanit. Ish-tekniku I Kombëtares shqiptare rikthehet në stol pas shumë kohësh dhe ka ngelur vetëm zyrtarizimi. Në një intervistë për "Azersport", De Biasi ka zbuluar se shumë shpejt do të jetë në Baku, ndërsa negociatat kanë zgjatur për rreth 6 muaj.

"Unë mendoj se tashmë mund të quhem kryesues i ekipit Azerbajxhan. Mbetet për të zgjidhur disa detaje të vogëla. Bisedimet zgjatën rreth gjashtë muaj. Azerbajxhani është një sfidë e re për mua, për të cilën jam gati. Kam një dëshirë të madhe për të punuar në vendin tuaj. Në fillim të muajit, unë do të vij në Baku dhe do të vazhdoj punën time këtu.

Për të vazhduar, sepse gjatë kësaj kohe unë pashë mjaft ndeshje të skuadrës. Ky ekip ka potencial dhe ka punë për të bërë, por shumë punë më presin mua dhe ndihmësit e mi. Nuk kam frikë nga sfidat e reja. Nuk ka mbetur mjaft kohë para fillimit të Ligës së Kombeve dhe shumë duhet të bëhet në një periudhë të shkurtër," tha De Biazi.

Kujtojmë që në stafin teknik të De Biasit do të jetë edhe ish-kapiteni I Kombëtares, Ansi Agolli që për shumë sezone ka luajtur me Qarabag në kampionatin azer.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga