
Pas reagimit të FSHF-së kundër akuzave të Flamurtarit, ka reaguar sërish klubi vlonjat.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Flamurtari ka akuzuar sërish FSHF, se nuk ka ndryshuar me konsensus datën e zhvillimit të ndeshjes kundër Skënderbeut.
"Në përgjigje të deklaratës për shtyp të Federatës Shqiptare të Futbollit, mbi paranojat periferike konstante, ndjeshmërinë ndaj garës, prioritetin mbi konsensusin e klubeve dhe infrastrukturës;
- Flamurtari Football Club deklaron me përgjegjësi të plotë se ndeshja Flamurtari F.C - KF Skënderbeu, e cila do të luhet ditën e enjte, datë 16.11.2017, ora 17.00, ishte planifikuar prej FSHF-së të luhej ditën e mërkurë, datë 15.11.2017, ora 17.00. Pa asnjë kërkesë, apo BISEDE KONSENSUALE, qoftë nga FSHF apo KF Skënderbeu, jemi lajmëruar për spostimin e ndeshjes një ditë më vonë.
- KF Lushnja ka përgënjeshtruar pikën e parë të renditur në deklaratën e FSHF, asnjë kontakt apo konsensus me Klubin. Vlen për t'u përmendur se nga KF Lushnja ka patur disa reagime lidhur me të ashtëquajturin "konsensus" të artikuluar nga FSHF.
- Përsa i përket "ndjeshmërisë" së Federatës ndaj garës, Flamurtari F.C kërkon nga FSHF të vendosi në dispozicion "Kodin apo Rregulloren e ndjeshmërisë dhe konsensusit", mbi të cilat bazohet veprimtaria jonë e përbashkët futbollistike, ku ndoshta gjen vend plotësimi i vullnetit të skuadrave pjesëmarrëse në garë.
Ia besojmë opinionit sportdashës vlerësimin për ata që gënjejnë, për ata që janë të ndjeshëm dhe paranojak konstant."
Poll