
Klubi i Tiranës është pranë përforcimit zyrtar të skuadrës me një tjetër mesfushor.
Kosovari Flamur Bajrami, i cili prej disa javësh është në stërvitje me Tiranën në formën e provës, duket se e ka bindur trajnerin Daja për ta mbajtur në ekip për sezonin e ardhshëm.
Klubi e ka bërë gati kontratën për mesfushorin i cili sezonin e shkuar u aktivizua për Vllaznimin e Gjakovës në kampionatin kosovar dhe pritet vetëm firma zyrtare.
Ndërkohë mesfushori tjetër në provë, Klodian Gjino, edhe pse ka bërë paraqitje të mira, ende nuk ka arritur në fazën e ofrimit të një kontrate.
Poll