Paul Pogba i ka thënë “Jo” operacionit. Mesfushori francez u dëmtua në gju gjatë fazës përgatitore me skuadrën e Juventusit. Ai duhej të kryente një ndërhyrje kirurgjikale, por bashkë me stafin është vendosur të ndiqet një terapi e veçantë në mënyrë që të mos humbë botërorin e Katarit.
Ish-lojtari i United ka probleme në menisk dhe vetëm përmes operacionit mud të rikuperohet plotësisht. Pas vizitave në Lyon, ai është rikthyer në Torino ku do të nisë menjëherë nga puna për sezonin e ri. 5 javë do të stërvitet në mënyrë individuale dhe më pas do të zbresë në fushë për të dhënë kontributin e tij.