Ndeshja e zhvilluar në Bosnjë një javë më parë përfundoi me rezultatin 1-1 mes skuadrës së re të Besnik Hasit dhe Zrinjskit. Rezultat pozitiv, por jo premtues, pasi Legia e Varshavës dëshiron që të kualifikohet në raundin pasardhës, ndërsa i duhet fitorja në fushën e saj.
Trajneri kosovar Besnik Hasi ka folur në prag të kësaj sfide, duke deklaruar se po luan me ekipin më të mirë që ka për momentin. Tregon kontigjentin fizik të lojtarëve, ndërsa thotë se ndeshja e kthimit do të jetë krejt ndryshe.
"Të martën, ne do të luajmë me ekipin më të mirë në këtë moment. Kjo ndeshje është më e rëndësishmja në lidhje me aspiratat tona evropiane. Në aspektin fizik ne nuk jemi në nivel të lartë dhe nuk kemi kohë për përgatitje fizike".
"Ndeshja do të jetë krejt ndryshe prej asaj në Bosnjë, por duhet pasur kujdes. Do të luajmë para publikut tonë dhe duhet të jemi të koncentruar gjatë gjithë ndeshjes".