Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Befason Guardiola: Po i afrohem fundit të karrierës si trajner

Shkruar nga NEWSPORT
Befason Guardiola: Po i afrohem fundit të karrierës si trajner

Pep Guardiola ka vetëm 6-të muaj që drejton Manchester City-n dhe në një intervistë të dhënë për NBC-në ka ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij, lidhur me një largim të mundshëm nga City, duke hequr dorë përfundimisht nga ky profesion.

“Do të jem në Mançester për tre sezonet e ardhshme ose ndoshta më shumë, por po i afrohem fundit të karrierës si trajner, jam i sigurt. Nuk do të vazhdoj ta bëj këtë profesion deri në moshën 60 ose 65 vjeç. Ajo që ndiej është se faza që çon drejt lamtumirës sime, ka filluar tashmë”.

Guardiola ka filluar pas një viti të kaluar në drejtim të ekipit të dytë të Barcelona-s, në 2008-ën, kur ka marrë vendin e Rijkaard në drejtim të ekipit të parë të skuadrës “blaugrana”. Më pas ka ardhur transferimi te Bayern Munich, pasi ka qëndruar një vit pushim, para kalimit, verën e kaluar, në Ligën Premier si trajneri i Manchester City.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga