
Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka folur lidhur me të ardhmen e sulmuesit që është dhënë borxh te PSG. Icardi vijon të jetë në pronësinë e Inter, por krisjet e raporteve me drejtuesit dhe tifozët sollën huazimin e tij në Paris. Lidhur me të ardhmen e futbollistit ka folur bashkëshortja e tij që është treguar shumë e drejtpërdrejtë dhe konçize.
"Unë ende jetoj në Milano. Le të shohim se çfarë do të jetë më e mira për karrierën e Mauros. Në ditët e fundit të merkatos na erdhi një ofertë dhe mundësi nga PSG dhe menjëherë thamë po, si shkak I rrethanave. Është mundësi dhe sukses I madh. Fati asnjëherë nuk I dihet se ku të çon. Një nga djemtë është tifoz I Inter dhe ka qarë për këto ndodhi, si të gjithë. Mauro është akoma lojtar I Inter sepse ka një kontratë me zikaltërit", është shprehur Wanda Nara.