Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Basti i dyshimtë për XHAKËN, zbulohet emri i ish-lojtarit shqiptar që u përfshi

Shkruar nga NEWSPORT
Basti i dyshimtë për XHAKËN, zbulohet emri i ish-lojtarit

Granit Xhaka është akoma nën hetim për kartonin e marrë sezonin e kaluar, gjatë ndeshjes së Premier League Arsenal – Leeds United. Dhjetorin e kaluar mesfushori shqiptar mori një karton të verdhë të çuditshëm për humbje kohe, teksa për këtë episod u luajtën rreth 60 mijë euro bast.

Arsenali fitoi 4-1 dhe gjithçka ishte e dyshimtë, teksa së fundmi zbulohen detaje të fundit nga hetimi i Ferderatës Angleze, që i ka kaluar Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe.

Dyshohet se ka qenë ish-sulmuesi suedezo-shqiptar, Alban Jusufi, i cili ka luajtur shumën e majme tregojnë mediet e huaja. Në vitin 2017 ai u dënua me pezullim për 5 vite nga futbolli, nga gjykatat suedeze. Shkak u bë trukimi i ndeshjeve, teksa u shpall fajtor për korruptimin e portierit të AIK asokohe, Kyriakos Stamatopoulos.

Shuma ishte rreth 200 mijë euro, ndërsa portieri duhej të toleronte gjatë ndeshjes derbi me IFK Gothenburg, e cila u shty nga Federata suedeze e futbollit pasi u mor vesh trukimi i ndeshjes. Tashmë mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë me Xhakën, i cili rrezikon pezullim në rast se vërtetohen dyshimet.   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga