Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bardheblutë zbulojnë detajet e programit përgatitor, një super resort për skuadrën e Dajës

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana ka publikuar sot axhendën për fazën përgatitore që do të zhvillojë në Zllatibor të Serbisë. Që nga data e nisjes dhe deri te vendi i mbërritjes, 24-herë kampionët e vendit i presin kushte luksoze për të përgatitur sezonin e ri në Superiore. Aty janë planifikuar disa ndeshje miqësore, të cilat skuadra do t'i zbulojë më vonë, kur të zbardhë dhe axhendën e plotë.

iris2“Skuadra ka nisur stërvitjen intensive për sezonin 2016-2017. Bardheblutë nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja po kryejnë prej fillimit të muajit një periudhë të ngjeshur përgatitore në kompleksin “Skënder Halili”. Gjatë kësaj periudhë klubi po punon për të kompletuar skuadrën me lojtarë të rëndësishëm dhe të vlefshëm për projektin e sezonit të ri".

iris3"Në datën 17 korrik, bardheblutë do të lënë Shqipërinë për tu zhvendosur në Zllatibor, në një qytet malor në Serbi ku për dy javë do të zhvillojnë stërvitje intensive dhe disa ndeshje miqësore. Kushtet fantastike në resortin ku do të zhvendosen bardheblutë dhe prania e disa ekipeve gjatë kësaj periudhe, sollën këtë program veror për sezonin e ri. Në Zllatibor Tirana do të akomodohet në hotel “Iris” ndërkohë që shumë pranë hotelit gjenden gjashtë fusha të përmasave të ndryshme që ofrojnë kushtet e nevojshme për një fazë përgatitore model. Gjatë ditëve në vazhdim, para se skuadra të largohet drejt Zllatiborit, bardheblutë do të kompletohen me afrimin e disa lojtarëve cilësorë”, shkruhet në faqen zyrtare të bardhebluve në "facebook".

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga