
Situata në Barcelonë nuk është aspak e mirë. Sikur të mos mjaftonte vetëm humbje 1-0 mbrëmjen e djeshme ndaj Atletikos, katalanasit kanë edhe dy lajme jo të mirë, Pique dhe Sergi Roberto lanë fushën e lojës të dëmtuar dhe pritet të mungojën gjatë. Ditën e sotme Barcelona ka bërë me dije edhe shkallën e dëmtimeve për të dy lojtarët.
Në faqen zyrtare, klubi spanjoll bën me dije se Pique ka një ndrydhje të shkallës 3 në ligamentin e brendshëm anësor dhe dëmtim të pjesshëm të ligamentit kryq të përparmë në gjurin e tij të djathtë. Koha e rikuperimit për spanjollin pritet të jetë nga 4 deri në 6 muaj. Për Sergi Roberton, dëmtimi është më I lehtë, ai ka një këputje në rektusin femor të kofshës së tij të djathtë. Koha e përafërt që ai do të jetë jashtë fushave është dy muaj.