Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barcelona e shqetësuar për De Jong, Laporta mbyll diskutimet

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona e shqetësuar për De Jong, Laporta mbyll diskutimet

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta është pyetur rreth çështjes së Frenie de Jong. Ditë më parë krerët e klubit i kanë kërkuar lojtarit një shkurtim të pagës së tij. Shkak i kësaj kërkese kanë qenë problemet e shumta që po has klubi me “Financial Fair Play” për shkak të blerjeve mbi normën e lejuar nga UEFA.

Presidenti Laporta është shprehur: “Ne kemi një listë pagash që ishte rritur më shumë se 40%. Ajo që është e qartë është se ne kemi një strukturë të re pagash dhe të gjithë lojtarët duhet të përshtaten me të. Nuk ka asnjë zhvatje që është bërë ndaj De Jong apo ndonjë lojtari tjetër. Në qoftë se ai refuzon, do të vazhdojë me të njëjtat kushte. Ne kemi një kontratë me lojtarin dhe e respektoj çdo vendim. Ne mbështetemi tek ai. Gjëja e rëndësishme është që ai dëshiron të qëndrojë dhe ne duam që ai të qëndrojë”  

Frenkie de Jong është një ndër lojtarët më të kërkuar në këtë merkato. Janë vetë problemet që po kalon klubi që kanë bërë të mundur kërkesat e shumta për yllin hollandez. De Jong është në listen e shumë ekipeve elitare duke përmendur këtu Manchester Unidet, Bayern Munchen  dhe Chelsea.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga