
Juventusi ka arritur marrëveshjen me Barcelonën përsa i përketë shkëmbimit të mesfushorëve. Miralem Pjanic dhe Arthur janë dy lojtarët që klubet po negociojnë për t’i marrë në skuadër dhe palët kanë arritur akordin.
Sipas “Tuttosport”, Barca ka dhënë miratimin për shitjen e Arthur dhe blerjen e Pjanic, ndërsa edhe Juventusi nga ana tjetër ka rënë dakort për këtë transferim. Gjithashtu është arritur marrëveshja edhe me mesfushorin boshnjak, por për të përfunduar me sukses këtë tratativ mungon vetëm përgjigja finale e brazilianit Arthur.
Kampionët e Spanjës e kanë nxjerr në merkato lojtarin dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak mesfushorit që tashmë duhet të jap një përgjigje përfundimtare pasi akordi mes klubeve është arritur tashmë.